Metoda

ilmetodo2

Studio vepron në këndvështrimin e kapërcimit të konceptit tradicional të asistencës, me objektivin që të ndihmojë Klientin që në planifikimin e strategjisë së projektit të vetë.
Ofrojmë konsulencë në një këndvështrim të kujdesshëm, vizion strategjik dhe përqasje teknike, si në mbështetjen për zgjidhjen e çështjeve të interesit të përditshëm por edhe në zhvillimin e projekteve të ndërlikuara në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Çdo çështje e sjellë në vëmendjen tonë, konsiderohet lidhur me veçorin e tij, duke përshtatur objektivat që do të realizohen përreth mundësive realisht ekzistuese nga pikëpamja e përqasjes së kujdesshme, mbi bazën e optimizmit të afateve dhe të resurseve.

Përqasja në punë është orientuar nga ana jonë sipas një organizmi të strukturuar të kompetencave të brendshme profesionale të Studios, në bazë të një këndvështrimi të drejtuar zakonisht për integrimin e shërbimeve të Studios me objektivin strategjik të Klientit.

Ferretti, Ippolito & Partners ka aftësinë që të integroj shërbimet e Studios brenda planeve të ndërmarrjes së Klientit me qëllimin që të punojë së bashku për të arritur rezultatet e vendosura, duke i dhënë konsulencë Ndërmarrjes për çështjet e interesit të përditshme, dhe ofruar mbështetjen e vet në eksplorimin e tregjeve të reja si dhe në procesin e gjetjes së mundësive të reja për biznesin.

Njohja e thellë e logjikave manaxheriale të Shoqërive, eksperienca në tregun ndërkombëtar, fleksibiliteti dhe aftësia për të kuptuar vlerën e problematikave dhe të projekteve sipërmarrëse të Klientëve, janë në bazë të konceptit tonë të shërbimeve profesionale të dedikuara për Sipërmarrjen.