Ndërkombëtarizim

slide4

Eksperienca jonë për sa i përket konsulencës mbështetëse Sipërmarrjeve që operojnë ose kanë si qëllim të operojnë jashtë vendit është e karakterizuar nga prezenca e Selive tona në Itali, Shqipëri dhe Serbi, të organizuara sipas modeleve standarde evropiane, të gjitha të drejtuara dhe të koordinuara nga profesioniste italianë rezidentë në vend.

Zyrat tona në Itali, Shqipëri dhe Serbi ofrojnë të gjithë konsulencën e nevojshme projekteve të ndërkombëtarizimit të Ndërmarrjeve të cilat zhvillojnë ose kanë si qëllim të zhvillojnë aktivitetet në Itali, Shqipëri dhe Serbi dhe duke mbështetur edhe Ndërmarrjet italiane, shqiptare dhe serbe të cilat zhvillojnë tashmë aktivitet jashtë vendit ose që kanë si qëllim të zhvillojnë aktivitetet jashtë vendit, me një mbështetje dhe parashikim të gjithanshëm të aspekteve të operacionit.

Aktiviteti ynë fillon që në fazën e konsulencës dhe asistencës drejtuar Ndërmarrjeve në individualizimin e mundësive të biznesit dhe në planifikimin strategjik të investimit, duke mbështetur investitorin për të pasur kujdes në të gjitha aspektet lidhur me operacionin jashtë vendit dhe asiston Ndërmarrjen në zgjidhjen e nevojave menaxheriale të aktivitetit të përditshëm.

Team të profesionistëve tanë të cilët veprojnë në Selitë e Tiranës dhe të Beogradit janë të formuara nga profesionistë të kualifikuar shqiptare dhe serb me një eksperiencë të spikatur si në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët koordinohen nga Partner italian rezident të përhershëm në Shqipëri dhe në Serbi.

Për sa i përket këtij aspekti të fundit, aftësitë profesionale të profesionistëve të Studios, të përfituara në Itali, Shqipëri dhe Serbi përbëjnë një element tjetër i cili paraqitet si një quid pluristepër i veçantë në mbështetje të operacioneve të ndërkombëtarizimit të Klientëve tanë.

Selitë tona përbëjnë një “platformë sipërmarrje” të vërtet në ndihmë të Shoqërive Klient, sepse ofrojnë një gamë të plotë të shërbimeve specifike, të ilustruara në seksionin e sitit dedikuar fushave të aktivitetit të Studios, të destinuara për Sipërmarrjen e cila tashmë zhvillon ose ka si qëllim të zhvillojë aktivitetin e vet në Shqipëri, në Itali ose në Serbi.

Eksperienca e përfituar nga aktiviteti i zhvilluar nga Studio në transaksionet e ndjekura në fushën Evropiane dhe Ndërkombëtare, e vendos Studion në pozicionin për të mbështetur Klientët e vetë jo vetëm në Itali, Shqipëri dhe Serbi, ku Studio ka Selitë, por edhe në hapësira të tjera gjeografike, falë edhe network-ut profesional në të cilin Studion bën pjesë.