Prezantim i Studios

lostudio2

Ferretti, Ippolito & Partners është një Studio Ligjore dhe Fiskale ndërkombëtare e cila ka Seli në Tiranë, Beograd, Taranto dhe Bologna.

Prezenca e Selive të Studios në veri, në qendër dhe në jugë të Italisë, në Shqipëri dhe në Serbi, në zonat kryesore industriale dhe financiare të një interesi strategjik, na mundëson në mënyrën më të përshtatshme që ti asistojmë Klientët tanë duke ofruar kualitet profesional në kërkimin dhe në gjetjen e zgjidhjeve më të mira të një konsulence të personalizuar të studiuara në bazë të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Expertise e Studios është formuar që nga vitet ’60. Studio vepron në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e konsulencës dhe asistencës ligjore dhe fiskale, duke punësuar profesionistë të nacionaliteteve të ndryshme dhe ka shoqëruar në vazhdimësinë e aktivitetit të vet vendosjen e shumë Sipërmarrjeve, duke ju dhënë atyre konsulencën dhe asistencën e nevojshme, që nga faza e planifikimit të strategjive dhe deri në kujdesen e nevojave menaxhuese të aktivitetit të përditshëm, me një parashikim dhe mbështetje të gjithanshme në lidhje me të gjitha aspektet e operacionit.

Në Selitë tona punojnë Profesionist me eksperiencë në fushën ndërkombëtare dhe të licencuar në Itali, Shqipëri dhe Serbi.

Eksperienca e përfituar në fushën ndërkombëtare, fleksibiliteti dhe tendenca për të kuptuar vlerën e problematikave dhe të projekteve të Klientëve, janë në bazë të konceptit tonë të konsulencës profesionale, e cila shprehet në këndvështrimin e shërbimeve globale.

Klientët që Studio asiston në Selit e veta, janë Shoqëri, Grupe Shoqërish kombëtare dhe ndërkombëtare, Institucione, Ente publike dhe private dhe natyrisht Persona fizik. Studio i ofron Klientëve të sajë, të cilat janë Shoqëri vendase dhe të huaja, shërbime ligjore dhe fiskale të specializuara dhe të personalizuara, përveçse asistencës së zakonshme ligjore dhe fiskale të tipit gjyqësorë dhe jashtëgjyqësorë.

Ferretti, Ippolito & Partners asiston Klientët në vendet ku kanë selinë zyrat tona dhe në hapësira të tjera gjeografike, falë edhe network-ut profesional në të cilat Studio bën pjesë.

Gjuhët aktualisht të përdoruara nga Studio janë italishtja, anglishtja, serbishtja, shqipja, frëngjishtja.